Zyrtarët ndreqin veturat, nuk paguajnë borxhin

Dikasteret e Qeverisë nuk paguajnë për shërbimet që i marrin për nevojat e veta. Një gjë të tillë e kishte bërë për shumë vjet edhe Ministria e Drejtësisë duke mos i paguar borxhin një kompanie e cila kishte bërë riparimin e veturave të kësaj Ministrie.
Duke parë se nuk po ia kthen borxhin, ndërmarrja “AGS” e ka paditur Ministrinë e Drejtësisë, për mos pagim të borxheve ku edhe e ka fituar rastin, shkruan Tribuna.
Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti për Çështje Ekonomike, ka vendosur në favor të kompanisë “AGS” në mënyrë që Ministria e Drejtësisë obligohet t’ia paguajë borxhin prej 9 mijë e 650 euro./Indeksonline/