E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iniesta: Sfida ndaj Shakhtar nuk ka mbaruar

Andres Iniesta ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij të Barcelonës të mos kënaqen pas fitores 5-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk.

Iniesta, i cili festoi lindjen e foshnjës së tij gjatë fundjavës duke shënuar golin e parë të takimit ndaj Shakhtar pas vetëm dy minutash, po ashtu ka refuzuar të supozojë se ata tashmë e kanë siguruar vendin në gjysmëfinale.

“Ne mund të jemi gabim nëse mendojmë se kjo është kryer. Mendoj se çdokush i ka parë mundësitë që Shakhtar i ka pasur. Ata krijuan shumë shanse, ata goditën shtyllën. Në ndeshjen e kthimit ne duhet të jemi të kujdesshëm”, ka thënë Iniesta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›