Egjipt, 40 % më pak investime të huaja

Investimet e huaja në Egjipt, këtë vit do të bien për mbi 40 për qind, bëhet e ditur në vlerësimin e përfaqësuesit të Qeverisë egjiptiane përgjegjës për investime, Osama Saleh.
Protestat masive në muajin shkurt me të cilat u shkarkua presidenti egjiptian Hosni Mubarak, shkaktuan rënie të vizitave turistike në shtet, pas çka vijoi edhe një valë e protestave që sollën deri te zvogëlimi i prodhimtarisë.
Rritja e evidentuar e kriminalitetit dhe situata aktuale ekonomike edhe më tej do ndijojë negativisht për investitorët e huaj.