E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inis Gjoni kur vdes nje mbretereshe

21/10/2010Trajton nje dileme te fuqishme ekzistenciale. Ajo eshte nje mbretereshe e cila gjendet ne fundin e karrieres se vet te mbreterimit. Pikerisht ne keto momente te fundit nis te beje nje analize te thelle e te plote te qeverisjes se saj fitoreve dhe deshtimeve te shikoje me qarte raportin e saj si grua e si nene .

Kjo eshte me pak fjale ajo cfare sjell monodrama e Rexhep Qosjes me regji te Inis Gjonit e cila do te shfaqet premiere neser me 22 tetor ne teatrin e Metropol-it nen interpretimin e aktores Eni Jani.

Monodrama Vdekja e nje mbretereshe e merr temen nga miti per mbretereshen ilire Teuta rreth se ciles jane krijuar legjenda te ndryshme. Te gjithe e paraqesin Teuten si personalitet te sakrifikuar si model te bukurise se persosur dhe te trimerise. Ne kete monodrame Rexhep Qosja edhe pse lenden e pare e merr nga miti i njohur per Teuten zhvesh nga aureola mitike jo vetem personalitetin e saj por edhe synon te qartesoje vetedijen e lexuesit apo te shikuesit per kete mbretereshe te fundit ilire.

Qosja duke e njohur strukturen mitike te perceptimit te Teutes vendosi qe me mjetet e artit dramatik ta zbertheje dhe te shkruaje nje drame polifornike prej se ciles rrezatojne shume kuptime ide dhe koncepte aktuale qe nga pozita e saj si nene grua mbretereshe dhe te krijoje nje drame te fuqishme te personalitetit.

Duke e zhveshur nga aureola duke e bere ate grua tokesore me te gjitha virtytet veset dhe pasionet Rexhep Qosja ne te vertete e zhvesh autoritetin tradicional te pushtetmbajtesit dhe e demitizon pushtetin. Identifikimi i modelit mitik me autoritetin tradicional te pushtetmbajtesit eshte zgjidhje inventive artistike e temes kryesore te kesaj monodrame.

Duke qene se eshte nje monodrame e personalitetit ne te trajtohen nje sere temash universale aktuale te shoqerise ne teresi sic eshte pushteti fuqia e te cilit sjell rreth vetes ne te shumten e rasteve servilet te paaftet dyfytyresite dhe ne momentin qe kjo fuqi fillon e lekundet te paret qe e braktisin ate jane po keta servile te perulur dhe te pafytyre. Ne kete pjese shikojme nje femer te pushtetshme e cila ndihet e braktisur dhe e tradhtuar nga bashkepunetoret por dhe nga bashkudhetaret e saj ne momentet e fundit te qeverisjes.

Pikerisht ky moment e ben ate te shikoje qarte perballjen me realitetin. Ajo ndjen shikon e provon shijen e hidhur te tradhtise dhe servilizmit. Ajo shprehet Kur je mire te duan te gjithe por sa te rreshqet kemba te gjithe te largohen. Besnikeria eshte cilesi e rralle ne kohe fatkeqesie.

Nder shume shqetesime e ballafaqime qe ajo ngre ne kete dialog me vetveten eshte dhe krenaria e saj per tu mos iu dorezuar armikut per te ruajtur nje vend me nder ne histori. Nje dileme e fuqishme ekzistenciale e shoqeron pergjate gjithe monologut te saj te rroj apo te mos rroj. Vazhdimisht ne nje konflikt te vazhdueshem me veten me jeten dhe me krenarine e saj si mbretereshe shikuesi nuk e di cila do te jete zgjedhja e saj perfundimtare edhe pse krenaria e deshira per tu kujtuar dhe per te pasur nje vend dinjitoz ne histori eshte shume e rendesishme per te. Megjithate ne fund ajo zgjedh te jete vetem nje grua si gjithe grate e tjera.

Nepermjet monologut ajo jo vetem qe zberthen figuren e saj duke e zhveshur nga cdo himnizim por dhe kultin e personalitetit te shoqerise ku jeton. Mbi te gjitha ne kete monodrame ajo shihet si grua dhe nene pra nje femer ne te gjithe kuptimin e fjales.

Skenografia dhe kostumet e pjeses jane pergatitur nga Beqo Nanaj. Pas premieres se neserme pjesa do te vijoje te shfaqet edhe ne datat 2324293031 tetor dhe 5671213141920 dhe 21 nentor.

B. Goce

Dy fjale per autorin

Rexhep Qosja ka lindur ne 1936 ne Vuthaj te Malit te Zi. Shkollen fillore ai e kryen ne fshatin e lindjes ndersa tetevjecaren e mbaron ne Guci. Shkollen e mesme e kryen ne Prishtine. Ne 1964 ai diplomohet per gjuhe- letersi ne Universitetin e Prishtines. Studimet pas-universitare i kreu ne Universitetin e Beogradit ku ne vitin 1971 mori titullin Doktor i shkencave filologjike me temen Asdreni jeta dhe veprat. Rexhep Qosja ishte punonjes shkencor ne Institutin Albanologjik te Universitetit te Prishtines dhe drejtor i ketij instituti nga viti 1972 deri ne 1981. Qe ne fillimet e tij ai ka folur per rolin e kritikes dhe modernitetin. Rexhep Qosja ka pohuar se socializmi nuk eshte realizem sepse eshte romantizem. Duke mbrojtur dhe ushtruar nje kritike te tille dhe duke hequr dore nga glorifikimi i nje orientimi te vetem ai i siguroi studimeve dhe krijimeve te veta dimensione te gjera.

Rexhep Qosja njihet nga lexuesi si historian i letersise si kritik prozator dhe dramaturg. Disa nga veprat e tij jane Episode letrare 1967 Dialog me shkrimtaret Antologjia e lirikes shqipe Vdekja me vjen prej syve te tille Shkrimtare dhe periudha Anatomia e kultures Mite te zhveshura 1978 Historia e letersise shqipe- 3 vellime Ceshtja shqiptare historia dhe politika 1994 Nje dashuri dhe shtate faje roman- 2001 I ringjalluri i penduar tregim satirik- 2002 Realitet i shperfillur veshtrim kritik mbi pikepamjet e Ismail Kadarese per identitetin shqiptar- 2006 Prej letersise romantike deri te letersia moderne 2007 etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›