Injorohen koshat e mbeturinave, rrugët kthehen në vendgrumbullim (FOTO)
Tiranë- Në adresën e e mailit të Gazetës IDEA vijojnë të vijnë raste të denoncimit të ndotjes në rrugët e kryeqytetit.
Në fokus të denoncimit për ditën e sotme është rruga e Elbasanit dhe tek ‘Ushtari i Panjohur’. Siç shihet edhe nga fotot e marra më poshtë, në mes të ditës, koshi i vogël anës rrugës, i destinuar për të hedhur mbeturina të vogla është gjysëm i mbushur dhe jashtë tij gjendet një qese e zezë.
Ndërsa në rrugën e Barrikadave mbeturinat hidhen jashtë kazanëve të destinuar për këtë punë.
Ndërkohë që në rrugën e Elbasanit, orët e darkës janë ato që grumbullojnë më shumë mbeturina rrugëve, të hedhura gjatë ditës, deri në momentin kur punonjësit derdhin koshat dhe pastrojnë rrugët. Kjo nuk është hera e parë që në adresën tonë të e mai0it info@gazetaidea.com vijnë foto denoncimesh për hedhjen e mbeturinave në këto rrugë.
Injorohen koshat e mbeturinave, rrugët kthehen në vendgrumbullim
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 4