E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Me pjesëmarrje aktive të grave, synojmë fitoren e 26 mandateve

IMG_4179Tiranë- Gjatë mbajtjes së konventës së gruas së LSI-së, lideri i kësaj force politike Ilir Meta ka theksuar se rritje e nivelit të përfaqësimit të grave në politikë rrit emancipimin e shoqërisë.

Angazhimi i gruas në politikë. Ne kemi bindjen se shoqëria nuk mund të përparojë më shpejt pa u emancipuar me ritmin e duhur. Ne kemi besuar për një pjesëmarrje sa më aktive të gruas dhe vajzës në politikë dhe vendimmarrje, pjesëmarrja e tyre i shërben rritjes së përgjegjshmërisë së klasës politike në vend që të përqendrohet tek hallet e përditshme të shoqërisë, si varfëria papunësia e përjashtimi social, tha ai.

Sipas Metës, Revolucioni ekonomik i grave është lokomotiva e suksesit të shoqërisë. Ndërsa foli për shanse të barabarta ndërmjet dy gjinive, Meta shpjegoi edhe punësimin e grave si një nga pikat e programit të LSI-së.

LSI ka prioritet të veçantë forcimin e vlerave familjare, fuqizimin ekonomik të grave, synojmë punësimin e tyre për të zbutur problemet sociale me të cilat ato e familjet shqiptare ndeshen çdo ditë. Mbështesim bizneset që punësojnë gratë, tha ai më tej.

Sfida jonë në fund të 4 viteve është të dyfishojmë numrin e grave dhe vajzave që dyfishojnë drejtimin dhe menaxhimin e bizneseve në vend, nënvizoi Meta.

Kreu i LSI-së më tej u shpreh i sigurt se me ndihmën e grave në zgjedhjet e 23 qershorit LSI do ti japë fund tranzicionit politik, teksa theksoi se LSI synon fitoren e 26 mandateve.
Me ndihmën e tyre synojmë të fitojmë 26 mandate deputetësh në zgjedhjet e 23 qershorit, tha Meta më tej.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›