Inskenoi vdekjen e tij në vitin 2021 në Pukë, ekstradohet nga Italia Davide Pecorelli

Davide Pecorelli (shtetas italian), i cili në vitin 2021 inskenoi vdekjen e tij në Pukë është ekstraduar ditën e sotme nga Italia.
Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma,u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri,të shtetasit italian,të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Davide Pecorelli, 50 vjeç.
Në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, mbi akuza për veprat penale: “Mashtrimi”,”Dhunimi i varreve”,”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”,”Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.
Në vitin 2021, Pecorelli dyshohet se ka djegur automjetin me të cilin lëvizte në fshatin Gjegjan, Pukë, me qëllim inskenimin e vdekjes së tij./vizionplus.tv