E Martë, 3 Nëntor 2026

Inskenuan “tritolin”, me qëllim për të përfituar azil në një vend të BE, arrestohet pronari

Është vënë në pranga Arbër Pepa. Pronari i banesës që u shpërthye me tritol në Elbasan. Gjithashtu në pranga është vënë edhe nipi që ndihmoi 43-vjeçarin, për të inskenuar ngjarjen.

Më herët burime për mediat bënë me dije se nuk kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale, por me një tentativë nga pronarët e këtij apartamenti me qëllim për të përfituar azil në vendet e Bashkimit Europian.

Nga dëshmitë dhe provat e deri tanishme thuhet se familjarët që posedojnë këtë apartament rezultojnë se jetojnë mes Shqipërisë si dhe një vendi në BE.

Ngjarja dyshohet se është inskenuar nga pronari i cili në bashkëpunim me nipin e tij kanë vendosur lëndën plasëse me qëllim përfitimin e azilit në një vend të BE.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›