Inspektimi publik financiar, projektligji diskutohet në Komisionin e Ligjeve
Komisioni i ligjeve mori sot në shqyrtim pikat e projektligjit për inspektimin publik financiar.
Ky projektligj është diskutuar më parë në komisionin e ekonomisë dhe për shkak të një diskutimi më të hollësishëm u kalua edhe në komisionin e ligjeve. Pikat kishin të bënin me informin ndaj publikut dhe rolin e inspektorit. Sipas deputetit të PD-së Viktor Gumit këto nene nuk ndikojnë në informim e publikut dhe as në sekretin e administratës.
Ndërkohë që deputetja e PS Vasilika Hysi e vuri theksin pikërisht në të drejtën e publikut për informim si dhe në informacionin që përcaktohet sekret.
Më pas në komision u shqyrtuan edhe shtesat për projektligjin e auditit të brendshëm.