E Diel, 1 Nëntor 2026

Tryeza e kryeministrit me komunarët, Shalsi: Berisha po cënon autonominë vendore

Partia Socialiste reagoi ndaj deklaratave të sotme të kryeministrit, i cili kërkoi bashkëpunim nga vendorë për investime dhe luftën ndaj varfërisë. Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së, Eduart Shalsi theksoi kryeministri Berisha po cënon autonominë vendore.

Sipas tij, sjellja e Sali Berishës ndaj bashkive dhe komunave në përgjithësi, dëshmojnë se urrejtja dhe hakmarrja politike janë boshti mbi të cilin mbështetet e gjithë veprimtaria e qeverisë.

"Vazhdojmë të jemi të fundit në rajon për sa i përket treguesve që shprehin shkallën e decentralizimit fiskal, një pjesë e konsiderueshme e grantit të pushtetit vendor për vitin 2010 do të ndahet përsëri sipas oreksit të qeverisë duke iu shmangur aplikimit të formulës që garanton barazinë dhe ndarje të drejtë midis njësive vendore", theksoi sot për mediat.

Ai tha më tej se transfertat që kanë marrë komunat dhe bashkitë për këtë vit është 20% më pak se ajo e viti 2005, teksa ka shtuar se me një sërë vendimesh, qeveria ka bërë ndërhyrje arbitrare për taksat dhe tarifat vendore.

"Por nëse deri më tani pushteti i Sali Berishës ka tentuar të bllokojë buxhetet e njësive vendore kryesore për motive të pastra politike nga dita e djeshme marrëzia dhe papërgjegjshmëria e Sali Berishës ka arritur kulmin duke u bërë thirrje qytetarëve të mos paguajnë taksat dhe tarifat lokale. Ai që duhet të ishte garanti i ligjit është kthyer në shkelësin e ligjit. Ai që duhet të ishte garantuesi i autonomisë vendore është kthyer në vrasësin e kësaj autonomie.", tha gjithashtu Shalsi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›