Inspektorati: 26 400 vetë, punë në vende të rrezikshme
TIRANE- Rreth 26400 punëmar rës në të gjithë ven din punojnë në vende pune të rrezikshme". Vlerësimi është bërë nga Inspektorati Shtetëror i Punës, gjatë inspektimeve të kryera në të gjithë vendin. Pothuajse gjithçka u atribuohet lëndëve të rrezikshme, ndaj të cilave janë të ekspozuar këta punëtorë. Benzoli, Diluenti, Squfuri, Plumbi apo Karboni janë disa prej këtyre substancave që përbëjnë rrezik për shëndetin e punëtorëve. Sipas raportit të ISHP-së, këto lëndë raportohen pothuajse në të gjithë rrethet e vendit, ndërsa Elbasani e Fieri kanë numrin më të lartë të këtyre substancave. Në Elbasan disa prej substancave të rrezikshme janë: Squfuri, Koksi, Solari, Karboni, Plumbi, Zinku, Pesticidet, Nafta e nënproduktet e saj, lëndë plasëse, HCl, NaOH3, ndërsa për Drejtorinë Rajonale të ISHP-së Fier, në subjektet e kontrolluara punohet me disa lloje substancash të rrezikshme si: Naftë, Benzel, Benzol, Nitrat Amoni, Gaz, Metan , Propan, Etan, H2S, CH4, CO. Një numër i lartë substancash të rrezikshme në vendin e punës raportohen edhe në qytetin e Durrësit, Lezhës dhe Vlorës. Gjithashtu, raporti saktëson se për periudhën janargusht 2012 janë deklaruar gjithsej 17 punëmarrës me sëmundje profesionale, kryesisht në Drejtorinë Rajonale Elbasan, Fier, Tiranë dhe Vlorë.
AKSIDENTET NË PUNË
Inspektorati Shtetëror i Punës ka vlerësuar se gjatë periudhës janar-shtator 2012 në të gjitha llojet e aktiviteteve janë regjistruar 67 raste të punëmarrësve të aksidentuar, nga të cilat 19 kanë përfunduar me humbjen e jetës së punëmarrësve. Por nëse kjo shifër krahasohet me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është shënuar një ulje e numrit të këtyre aksidenteve. Kështu, gjatë 9-mujorit të vitit 2011 në të gjitha llojet e aktiviteteve u regjistruan 93 raste të punëmarrësve të aksidentuar, nga të cilat 20 kanë përfunduar me humbjen e jetës.
ANKESAT
Sipas të dhënave të Inspektoratit Shtetëror të Punës, gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2012 janë pranuar dhe proceduar gjithsej 137 ankesa, prej të cilave 88 në rrugë elektronike në portalin e ankesave dhe 49 me letra të postuara në mënyrë zyrtare. Nga ankesat e bëra në rrugë elektronike, 52% prej tyre iu është dhënë përgjigje direkte në rrugë elektronike, ndërsa 48% janë proceduar me urdhër inspektimi dhe shqyrtimi në terren. Ankesat kryesisht konsistojnë në mosrespektimin e legjislacionit të marrëdhënieve të punës, mospasja e një kontrate pune, mosrespektim të ditëve pushim, pagesa për punë jashtë orari ose ditë feste, ndërprerje e marrëdhënieve të punës në mënyrë të njëanshme, mosplotësim i kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë etj. Subjektet të cilëve iu adresohen këto ankesa i përkasin kryesisht fushës së shërbimeve e më pas tregtisë, ndërtimit, prodhimit dhe transportit. Pas shqyrtimit të ankesave në terren, u konstatua se 3 për qind e personave ishin pa kontrata pune. Gjithashtu, u konstatua se 9 % personave ishin të pasiguruar, ndërsa të padeklaruar në Zyrën e Punës ishin 40 për qind e tyre.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)