E Diel, 1 Nëntor 2026

Inspektorati Ndertimor prish 10 furra gelqereje ne Kruje

Inspektorati Ndertimor Urbanistik Kombetar njofton se ka nisur punen per nxjerrjen jashte funksioni te furrave te jashteligjshme qe prodhojne gure per gelqeren. Aksioni ka nisur gjate se merkures 29 shtator 2010 ku brenda kesaj dite jane nxjerre teresisht jashte funksioni 10 furra qe gjendeshin ne afersi te qytetit te Krujes ne zone kodrinore. Aksioni ka ardhur pas kerkeses se Ministrise se Mjedisit per te mos lejuar me tej demtimin e ambientit dhe ajrit demtimin e pasurise natyrore dhe per te mos lejuar aktivitetet e paligjshme ne karrierat gurore. Ne aksion jane perfshire vec punonjesve te INUK edhe inspektore te mjedisit punonjes se Drejtorise rajonale Pyjore si dhe forca te policise. Aksioni do te vijoje gjate kesaj jave ku dhe parashikohet eliminimi ne total i rreth 43 furrave te jashteligjshme te gelqeres ne zonen e Krujes. Furrat jane te ndertuara pa lejet e kerkuara nga ligji sic jane ato mjedisore. Keto struktura primitive te ndertuara nga banoret e zones kane nje diameter dhe lartesi prej disa metrash. Prej vitesh keto furra perdornin si lende djegese goma te vjetra makinash materiale industriale si plastika apo lecka djegia e te cilave shkakton probleme serioze per ambientin dhe shendetin e banoreve te zones. Inspektorati Ndertimor Urbanistik Kombetar eshte shprehur i gatshem qe te ndihmoje Ministrine e Mjedisit dhe institucionet e tjera ne cdo kerkese qe do te paraqitet per te mbrojtur ligjin pasurite kombetare dhe natyrore. Vec nderhyrjes ne furrat e gelqeres po punohet per te evidentuar dhe karrierat e jashteligjshme gurore si dhe aktivitete te ngjashme ne rrethet e tjera te vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›