Gjykata Administrative ndan ne dy pjese PS-ne

Mbledhja e grupit Blushi dhe Malaj pro votimit. Deputetet kunder bllokimit te ligjit ne Kuvend.
Pas presionit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes socialistet lene te hapur mundesine e votimit te ligjit per ngritjen e Gjykates Administrative. Megjithate mbledhja e grupit kuvendor socialist ne te cilen u diskutua per bojkot apo jo ne Kuvend gjate votimit te ligjit per Gjykaten Administrative nuk doli ne nje perfundim. Edhe pas 2 ore 30 minutash mbledhjeje te deputeteve socialiste serish ka munguar prononcimi zyrtar i cili do te behet i ditur ne Parlament gjate 60-minuteshit te diskutimeve te lira. Megjithate sipas disa burimeve prane PS-se opozita mund te mos votoje sot ligjin per Gjykatat Administrative duke e kushtezuar miratimin e ketij ligji me ngritjen e komisionit hetimor per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Gjate mbledhjes dy deputetet Ben Blushi dhe Arben Malaj kundershtuan qendrimin bllokues te ligjit per Gjykaten Administrative pasi sipas tyre kjo prish marredhenien e mire me partneret amerikane. Blushi ne fjalen e tij mesohet te kete thene Opozita duhet ta votoje kete nisme pasi ne nuk mund tu themi lsquojo Shteteve te Bashkuara sepse kjo nuk do te ishte ne interesat tona. Por ideja e Blushit eshte kundershtuar nga pjesa me e madhe e deputeteve te cilet kane mbeshtetur idene e qendrimit kunder pasi ndryshe kjo do te thote shkelje e te gjitha vendimeve te deritanishme te forumeve drejtuese te PS-se. Deputete te tjere te PS-se kane theksuar se votimi per kete ligj do te thote shkelje e qendrimit te kushtezuar me Kuvendin. Pavaresisht te gjitha ketyre socialistet kane lene te hapur deri neser mundesine e negociatave duke qendruar ne pritje te nje shenje kompromisi nga Partia Demokratike.Ambasada amerikane tri dite me pare dhe me pas ne menyre te perseritur ka bere thirrje qe ligji per Gjykaten Administrative te votohet ne Kuvend nga forcat politike pasi ndryshe Shqiperia rrezikon ndihmat dhe fondet e qeverise se SHBA-ve.