E Hënë, 2 Nëntor 2026

Institucion i ri për vuajtjen e dënimit në Kukës. Marrëveshje për integrimin e atyre që përfundojnë dënimin

Ish-reparti ushtarak i artilerisë tokësore në Bicaj të Kukësit do të kthehet në institucion të vuajtjes së dënimit.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, tha se kanë përfunduar të gjitha procedurat paraprake të projektit dhe prokurimeve publike dhe shumë shpejt do të nisë puna në terren.

“Aktualisht kemi një paraburgim në qytetin ë Kukësit, i cili për fat të keq ka infrastrukturë të dobët dhe për këtë arsye qeveria ka akorduar një fond të plotë për paraburgimin në fshatin Bicaj për të cilin kanë përfunduar të gjitha procedurat paraprake është hedhur në prokurimet publik, dhe së shpejti pritet të shpallet fituesi dhe të fillojnë punimet për të patur një strukturë bashkëkohore”, u shpreh ai.

Qose nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kryetarët e bashkive Kukës dhe Has në lidhje me projektet integruese të personave që përfundojnë vuajtjen e dënimit apo të mitur në drejtim të punësimit dhe mbështetjes sociale.

“Do konsistojë në veprimet dhe ndërveprimet institucionale sa i përket të burgosurve apo të paraburgosurve që kanë lënë ambientet e paraburgimit apo dënimit dhe bashkitë do të jenë një koordinator i veçantë për integrimin social të plotë të kësaj kategorie”, shtoi ai.

Institucioni i vuajtjes së dënimit që pritet të ndërtohet në Bicaj parashikohet të ketë një kapacitet mbi 160 perona, ndërsa vlera e ndërtimit është rreth 6 milion euro.

Gazetar: B. Muçmata

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›