E Shtunë, 31 Tetor 2026

Instituti i Monumenteve te Kultures nis restaurimin e xhamive

Së shpejti do të fillojë të implementohet projekti për restaurimin e xhamive që janë monumente kulture. Punimet konservuese të 5 xhamive të para do të realizohen nga Instituti i Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me Agjensinë Ndërkombëtare Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim, TIKA. Drejtori i Monumenteve të Kulturës bëri me dije se për këtë vit shuma e vënë në dispozicion për restaurimin e monumenteve të kulturës është 30 milion dollarë. Ndërkohë që përfaqësuesi i TIKA-s tha se do të ketë një bashkepunim më të gjerë në fushën e restaurimit të monumenteve të kulturës.
Ndërkohë që janë përzgjedhur xhamia në Kalanë e Prezës, xhamia në Pazarin e Krujës, ajo e Nazireshesë në Elbasan, xhamia e Plumbit në Berat dhe xhamia e Iljaz  Bej Mihrahorit në Korçë. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›