Referendumi ne Siri pjesemarrje e jashtezakonshme
Ka qenë i madh numri i personave që kanë marrë pjesë në një referendum të zhvilluar në Siri ditën e diel, i cili mban në pushtet presidentin aktual, Bashar Al-Assad deri ne vitin 2028. Assad thotë se referendumi tregon angazhimin e tij ndaj reformave demokratike, ndërsa fuqitë perëndimore dhe sirianët e përfshirë në revolta e kanë përshkruar referendumin si një farsë. Të paktën 59 civilë humbën jetën gjatë ditën së diel si pasojë e sulmeve qeveritare në qytetin e Homsit.
Ministria e Brendshme siriane ka bërë me dije se votimi i së dielës ka vijuar normalisht dhe ka pasur një pjesmarrje të jashtëzakonshme. Qeveria gëzon mbështetjen e Rusisë dhe Kinës në Këshillin e Sigurimit, çka deri më tani ka penguar miratimin e një rezolute ndaj vendit të përfshirë nga lufta. Janë më shumë se 6 mijë personat të cilët kanë humbur jetën që prej fillimit të revoltave në Siri dhe deri me tani çdo përpjekje e Ligës Arabe për të ndalur dhunën dhe gjakderdhjen në vend ka dështuar.