E Diel, 1 Nëntor 2026

Instituti i Trashëgimisë Kulturore Shqiptare në Maqedoni, drejt shkatërrimit

Shkup, 10 gusht, NOA - Instituti i Trashëgimisë Kulturore Shqiptare në Maqedoni po shkon drejt shkatërrimit dhe shuarjes së tij, ndërsa qeveria dhe përfaqësuesit shqiptarë janë në heshtje të madhe, duke mos ngritur zërin për këtë institucion të rëndësishëm shqiptar, i themeluar nga qeverisja e kaluar.

Ish-drejtoresha e këtij institucioni të parë shqiptarë për mbrojtjen e vlerave dhe trashëgimisë kulturore, prof.dr. Mirushe Hoxha apelon që të ngrihet zëri për të mos u lënë në harresë ky institucion dhe tendencat e vazhdueshme për shuarjen e tij.

Por nga ana tjetër, edhe drejtori aktual i Institutit, prof.dr. Ramiz Abdyli, dikur më i përmendur, tashmë është përfshirë në heshtje dhe nuk konfirmon gjendjen reale, që siç bëhet e ditur është tejet alarmante.

Një pjese të stafit por duke përfshirë edhe drejtorin, rrogat i janë vonuar me muaj dhe deri tani nuk ka pasur stabilizim të rregullt në drejtim të buxhetit dhe funksionimit të këtij institucioni kulturor.

Ish-drejtoresha Mirushe Hoxha thekson se për fat të keq, kjo qeveri dhe pikërisht faktori politik shqiptar që është pjesë e saj po shkatërron qëllimisht këtë institucion.

Këtë institut e shkatërroi kjo qeveri sepse qëllimi final i këtij institucioni ishte argumentimi i kontinuitetit të autoktonisë së shqiptarëve në këto troje gjë që dëshmohet përmes argumenteve të Trashëgimisë Kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve këtu, thekson ligjeruesja universitare, Mirushe Hoxha, e cila aktualisht është edhe figura e dytë në subjektin opozitar, PDSH-në. Ajo në deklaratën për 24 orë nënvizon se nuk mund të anashkalojë politikën për të theksuar se partia që është pjesë e saj ka arritur të themelojë një institucion të tillë të rëndësishëm për të mbrojtur vlerat shqiptare.

Historiani dhe ligjëruesi në Universitetin Shtetërorë të Tetovës, prof.dr. Zeqirja Rexhepi gjithashtu ka shprehur shqetësimet për shuarjen e Institutit për Trashëgiminë Kulturore dhe Shpirtërore Shqiptare. Asnjëherë shqiptarët nuk duhet të lejojnë që të shuhet një institucion i tillë apo të nëpërkëmbet, por ideja është forcimi i tij dhe rritja e kapaciteteve shkencore, ka theksuar ligjëruesi Zeqirija Rexhepi.

Përveç kësaj vazhdojnë presionet që ambientet e Institutit në Kurshumli An në ]arshi të Vjetër t`i takojnë plotësisht qendrës kulturore turke, e cila do të vendosët në këtë lokacion në bazë të një Programi të ri për bashkëpunim kulturor midis Maqedonisë dhe Turqisë për vitin 2009-2011. Përveç kësaj me nismë të Ministrisë së Kulturës tashmë në këtë lokacion po organizohen koncerte të grupeve të ndryshme muzikore dhe spektakle kulturore, gjë që paraqet një invazion ndaj institucioneve shqiptare.

NOA-INA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›