E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjuha që duhet të shkruajnë gegë e toskë

Letra të pabotuara dhe një bisedë mes dy shkencëtarëve mbi rregullat e drejtshkrimit të shqipes. Anton Paluca dhe Mustafa Kruja reflektojnë në mërgim për një gjuhë kombëtare, por dhe për jetën në mërgim të secilit


Dy letra të Mustafa Krujës dhe Prof. Anton Palucës, një bisedë në largësi e dy miqve që i bashkon pasioni për gjuhën shqipe. Janë të dy në një moshë jo të re, larg atdheut e njëri larg familjes, në vështirësi financiare e me probleme shëndetësore.


Akademikë të dy dhe mendje të ndritura të dy për sa u përket studimeve gjuhësore, të dy ish-anëtarë të Institutit të Studimeve Shqiptare, në një diskutim për gjuhën shqipe, për rregullat e papërcaktuara të saj, sidomos për sa i përket drejtshkrimit. Ky është shqetësimi i tyre i madh edhe në këtë mërgim të hidhur.


Për Prof. Palucën, shqipja është "e dashun për ne shqiptarët, dhe interesante për dijetarët përgjithsisht". Për Krujën është objekti kryesor i studimeve dhe i punës.


Sapo ka botuar "Abetar'i të mërguemit" që, me shumë sakrifica, e ka shpërndarë tek miqtë e tij nëpër vende të ndryshme, por objektivi është diçka tjetër që ai i zbulon mikut të tij në fund të letrës: "Kurrgjâ s'më tërhjek mâ tepër se nji vepër themelore për gjuhën tonë kombtare e orthografin'e saj."
Dy letrat botohen me shkurtime.


-------------------------------------------------------------------

Me shum gzim e mora dhe e këndova letrën t'ânde të gjatë, të shkrueme me 4.V.53 dhe të falem nderës me zemër.


Uh sa më dëshiron zemra të hallakatem mjaft në lâmën e gjuhës s'onë shqiptare, e dashun për né Shqiptarët, dhe interesante për dijetarët përgjithsisht, por zemra m'a don e mjerisht syni s'më punon.

Më kanë shikue po dy okulistë, burra të mirë të dy, por së pari, më mëngojnë mjetet financiare dhe, së dyti, disa të njohtun e miq më këshillojnë të mos i shtrohem ndonjij operacioni, pse, edhe se po qe se ky në fillim del mirë, mbas pak kohe - thonë ata - do të më mêjke fare të pamit.


E kësaj do t'i thojshin: "Shkoi shyta me kerkue brinat e lá edhe veshët!" Prandej kam rá si daci në gavixh e po ngushtohem shum shpirtnisht, por ç't'i bâj fatit të pafat! Lum duruesi qi s'ka çka bân!


Megjithkëtê herherë, kur jam në qef, me gjith dritën e pakët qi më ka ngelë, shkruej kujtimet e jetës s'eme, pra disi historinë e familjes s'eme, tue fillue prej Palucës së madh, njaty kah vjeti 1590.


Para këtij Paluce e dij veç se familja e jonë âsht quejtë "Xhaferraj", e mâ tutje mjerisht s'mrrinë dija e jeme. Domosdo tue thurë ndëpër këto kallzime edhe pikla historije, fjalë të moçme e kund-kund edhe ndonji anekdotë etj. Por s'e dij, vallë a do të mund t'u apë fund këtyne shenjimeve deri në ditët e soçme.


Insh Allah! Fëmijt e mij po më nxisin t'a kryej këtë punë e edhe un vetë e kam këtë dëshirë e, palè të shohim! Kam mbushë 72 e jam tue vrapue në të 73 vit të jetës s'eme, veç, ah sytë!

E tashti të kalojmë pak në çâshtje të gjuhës. Unë jam i mendimit qi - deri ku të mundemi - t'u lëshojmë pê Toskëvet, por pa e cenue natyrën e gjuhës.


Ti Mustafë je tue përdorë partikullën e vjetër përemnore va (u a), vu (u u) etj. të cilat forma sod - përsa e dij unë - përdoren vetëm në Kalá të Dodës, në Dibër, në Kërçovë, në Radomir, në Rekë të Gostivarit, në Reshtalicë e deri kah Tetova, pra në verilindje të Shqipnisë.


Pjesët e tjera të Shqipnisë s'e përdorin mâ këtë formë të vjetër. E si t'ua bâjmë atëherë në fund të verbavet, sikur: epua, bânua, thuejua etj. etj.? Vallë a të shkruejmë: epva, bânva, thuejva?

Resuli dhe Koliqi kanë me t'u përgjegjë edhe me t'u falë nderës për Abetar, por nuk besoj të shtrihen në kritikë t'Abetarit, pse s'ua mrrinë kërçiku; s'janë të degës as njâni, as tjetri, veç në daçin me thye krânde kot.


Pa dashtë të mburrem, besoj se sod për sod i vetmi Shqiptar qi mund të flasë diçka mbi methodat e ndryshme t'Abetarit, jam unë, dhe jo për ndonji meritim, por pse më ka bâ nevoja të mirrem me këtë çâshtje.


Shkurtimisht po i ceki këtu methodat kryesore t'Abetarvet:
1. Methoda (silabore) gërmatore - e ndalueme ligjisht n'Austrí, në Germaní, n'Ungarí, në Çekosllovakí, në Svicër etj.
2. Methoda "Shkrim - këndimi".
3. Methoda analytike - synthetike.
4. Methoda analytike - synthetike e kombinueme me methodën shkrim - këndim (si Abetari i im).
5. Methoda e fjalvet reale (pak e përdorun).
6. Methoda Fonomimike (bazohet në psykologji të fëmijvet, pra ideale).
7. Methoda globale (përdoret në Francë, jo përgjithësisht)
8. Methoda e shkrimit normal (e arsyeshme)


Këtu po zhvilloj shkurtazi nji shembull, se si fitohet nji tingull mbas methodës fononimike, e cila mâ së miri i përgjigjet psykologjisë fëminore. Mësuesi, natyrisht duhet të ketë pak fantazí e të trillojë vetë ndodhí, ngjarje, kallzime e prrallëza të përshtatshme, nga të cilat të dalë vetiu apo pa të vështirë tingulli, shkrola (germa) me formën e vet dhe të lidhen me këto a) ushtrime vizatimi, b) ushtrime shkrimi, c) ushtrime arithmetike. Po filloj me tingullin "a"

Shum emna fillojnë me "a" sikur: A-dami, A-liu, A-lushi, A-leksi, A-gushi, A-dolfi etj. etj. Unë po marr këtu A-gushin, pse mjaft i përhapun në Shqipní. Animâ: kalamaj sod duem të nxâmë diç të bukur. Vreni mirë! Agushi na ishte djalë i zgjuet, i ndëgjueshëm dhe i mirë. Nji natë tha i ati: "Agush a don të vish me mue në vnesht të shohim, se vallë a kanë fillue të piqen arrat".


"Të lutem im at i dashun më merr edhe mue në vnesht!" Të nesërmen në mëgjes u ngritën, u lanë, u krehën, u veshën, hangërnë pak bukë dhe u nisën të shkojnë. Agushi i tha s'amës: "Mbeç me shëndet (me Tënzonë) mamë e dashun, kam për të të prû edhe ty a - rra, pjeshka, thâna e lejthija!" E âma i puthi të dyja faqet Agushit dhe i tha: "Udha e mbarë, Agushi i im!" I ati dhe Agushi ecën, ecën e ecën, atëherë i tha i ati Agushit: "A po sheh Agush, atë pemën e madhe atje mb'atë shpat? Atje do të vemi".


Mbas pak kohe mrrinë në vnesht. Agushi ngriti sytë përpjetë, pá arrën e madhe dhe gërthiti: aaa! sa bukur! Mësuesi u thotë fëmijvet: "Gërthitni edhe ju si Agushi!" Ata të gjithë: aaa! aaa! aaa! (a të gjatë).


"Gërthitni edhe njiherë, por shkurt: a, a, a!" I ati i Agushit shkoi dhe nxorri nji krrabë dhe shkundi ca arra. Agushi u kënaq e gërthiti përsëri, a a a! "Thueni edhe ju si Agushi!" Kalamajt përsëri: aaa (gjatë), mandej shkurt: a a a! (përsëritet disa herë ky tingull!)

Mësuesi: "Tashi duem t'i vizatojmë disa arra." Ai vizaton mbë tabelë (drrasë të zezë) disa arra, tue pasë përdorësh shkumbëzë (tembeshir) gjithfarë ngjyrash, dhe atëherë u thotë nxânësvet: "Tabelat jashtë! Vizatoni edhe ju tre rrjeshta arra!"


Mësuesi shkon ndëpër banka, tue vrejtë, se si po vizatojnë nxânësit, qorton mbajtjen e trupit, të kresë, të dorës (të plumbçit) dhe u ep zemër edhe të dobtëvet, as i përdorë kurr fjalë të vrazhta a fyese.


Mandej: "Përsëritni edhe njiherë si ka bâ Agushi!" Nxânsit: "a, a, a!" Mësuesi: "Edhe na duem t'a shkruejmë këtë tingull (kumbim, apo zâ) ashtu si e shkruejnë të mdhajt. Qè (ja) pra: mâ parë shkruejnë nji arrë, por krejt të thjeshtë".


O, kësaj i vemë nji bisht (/) qi të mos bjeri prapët dhe përpara i vemë krrabën () dhe thomi a, a, a! "Mësuesi kontrollon gjithnji e qorton, si mbas nevojës.
Mandej ushtrime arithmetike (simbas shkallës ku kanë mrrî nxânsit):
3 arra dhe 2 arra bâjnë 5 arra
2 arra dhe 3 arra bâjnë 5 arra
4 arra dhe 1 arrë bâjnë 5 arra

Mandej, në vend të fjalës arrë merr ndonji fjalë tjetër (mollë, dardhë, shuk, gisht etj.) e thotë: 3 gishta dhe 2 gishta bâjnë 5 gishta etj. Në fund bâhet abstrakcioni, dmth. lihen jashtë emnat e thohen vetëm numrat e thatë: 3 + 2 = 5. Përsëritja âsht nana e të nxanunit!
Analogisht përpunohen edhe tingujt e tjerë.


Paçë kërkue prej Ministris s'Arsimit të

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›