E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi Berisha Greqia nuk na bllokon dot

Pas kercenimit te kryeministrit grek Papandreu per procesin integrues te Shqiperise nese preket minoriteti grek ne vend kryeministri Berisha reagon duke thene se nje gje e tille sipas tij nuk mund te ndodhe.

Nuk mendoj se Greqia do te bllokoje dhe do te mbaje qendrime bllokuese ndaj qendrimeve integruese tha Berisha. Kryeministrit i eshte sjelle ne vemendje se Greqia aktualisht po bllokon Maqedonine por ai tha se mes dy vendeve te rajonit ka nje problem te zgjatur duke theksuar se Greqia ka qene nje faktor qe ka nxitur proceset integruese rajonale duke kujtuar edhe Samitin e Selanikut ku sipas tij eshte bere deklarata me mbeshtetese.

I pyetur mbi viziten e kreut te PBDNJ-se Vangjel Dule dhe kreut te OMONIA-s Vasil Bollano ne Athine dhe akuzave te ngritura prej tyre se njerez me pushtet perpiqen tu marrin tokat minoritareve Kryeministri Berisha u pergjigj Ata jane dy perfaqesues te forcave politike. Deklaratat pa fakte mbeten ne fushen e retorikes.

Duke folur per Himaren Berisha nder te tjera tha Dygjuhesia ne ate qytet eshte realitet e banoret atje ndoshta kane edhe dy shekuj qe flasin edhe greqisht. Mbi kete baze i eshte njohur e drejta si minotiret dhe atje ka patur prej kohesh nje shkolle.

Ashtu sic ndodhi me MSA ratifikimi i se ciles u vonua nga greket per shkak te negociatave dypaleshe per varrezat e Ushtareve Greke dhe kufirin detar dhe sic po verehet edhe me qendrimin ndaj MaqedoniseGreqia gezon avantazhin e te qenurit vend anetar dhe te perdorimit te vetos ne Keshillin e BE-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›