E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Qeveria te mos djege kutite

Kriza politike dhe konflikti mes mazhorances dhe opozites do te hyje ne nje rruge pa kthim nese Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te vendose djegien e fleteve te votimit.

Perballe kesaj mundesie Partia Socialiste ka ashpersuar tonet duke bere te ditur radikalizimin e qendrimit deri ne mos njohje te qeverise.

Pushteti qe djeg voten ka perveluar legjitimitetin e tij dhe ne do te sillemi me kete qeveri si me nje qeveri ilegjitime. Ne nuk do ta njohim me kete qeveri zjarrvenese tha ne kuvend deputeti socialist Fatmir Xhafaj.

Per socialistet situata aktuale e krizes dhe refuzimi per te bere transparence te plote te procesit zgjedhor te vitit te shkuar nga ana e qeverise po imponojne nje zgjidhje te re

Deklarojme se nuk do te pranojme dhe as do te lejojme kurre me zgjedhje pa keto garanci kushtetuese dhe ligjore. Nuk ka zgjedhje te lira me Berishen po troket koha per zgjedhje politike tha Xhafaj.

Nderkohe nga Elbasani socialistet permes kreut te grupit kuvendor dhe kryetarit te Asamblese Kombetare Gramoz Ruci kane bere nje kercenim edhe me te forte. Sipas tij shkaterrimi i provave permes djegies se fleteve te votimit konfirmon perfundimisht manipulimin e zgjedhjeve nga ana e kryeministrit Berisha.

Ate dite qe do te vendose te djege fletet e votimit do te djege karrigen e tij ne pushtet me hirin e votave te vjedhura tha Ruci.

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne turin Transparence Drejtesi Zhvillim e lidhi pashmangshmerisht krizen e rende ekonomike qe ka zaptuar sipas tij vendin me zgjedhjet e manipuluara te 28 qershorit.

Per shkak te nje qeverie qe punon vetem per ekonomine e familjes ne pushtet qendron nje shifer qe do te tmerronte cdokend ne mes te Evropes. Jane nje milion te papune qe duhet te cohen per ta larguar kete qeveri tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›