Integrimi, Gaiani: Forcat politike të vijojnë me reformat

Ambasadori i Italisë në Tiranë Massimo Gaiani i ka bërë thirrje forcave politike që të vazhdojnë edhe më përmbushjen e reformave për të bërë të mundur marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë.
“Mbetet vetëm pak që Shqipëria të përmbush objektivat që do të bëjnë të mundur marrjen e statusit kandidat duke iu referuar edhe të gjitha reformave. Unë i bëj thirrje forcave politike që të angazhohenn edhe më tej siç kanë bërë deri më tani në mënyrë që vendi të marrë statusin e vendit kandisat” tha Gaiani.
Ndërsa ka vlerësuar arritjet e bëra ditët e fundit nga politika shqiptare, ambasadori Italian kërkoi që të vijohet përpara me këtë ritëm duke bërë të mundur realizimin e të gjitha reformave të kërkuara për integrimin.
“Jam i lumtur që ky takim ndodh në një moment kuç për Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian. Italia ka qënë një mbështetëse e bindur e rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së duke vlerëuar edhe zhvililmet e jaëvve të fundit të cilat janë rezulatet të rëndësishme që kanë një vlerë të dyfishtë. Ato janë shumë të rëndësishme për vlerësimit të Komisionit Europian dhe më pas nga vendet anëtare sa i përket reformave që janë bërë për në BE por janë edhe reformat ë cilat janë rë rëndësishme për Shqipërinë dhe duhet të ishin kryer” theksoi ambasadori.
Ambasadori Italian Massimo Gaiani, ka mbajtur në ambjenter e ministrisë së jashtme një ligjëratë me temë: "Bashkimi Europian - e ardhmja e një projekti të përbashkët - përtej rrethanve të sotme". Ndërkohë aktivitetin e përshëndeti edhe Ministri Jashtëm, Edmond Panariti.