Shtyhet ligji për Gjykatën e Lartë, mungonte opozita

Komisioni i Ligjeve ka shtyrë sërish ligjin për Gjykatën e Lartë. Shkak për shtyrjen është bërë mungresa e deputetëve të opozitës në komision.
Kreu i komisionit Ilir Rusmajli ndërsa ka njoftuar për shtyrjen ka shtuar se për deputetët e opozitës axhenda personale është më e rëndësishme se ajo e integrimit.
“Ligji do të shqyrtohet deri kur të kthehen deputetët e opozitës nga ekskursioni. Deputetët e opozitës kishin axhendë personale. Do dilnin për fundjavë pavarësisht se koha është e zymtë. Dy krerët e grupeve parlamentare Patozi dhe Ruçi nuk I bindën dot deputetët të vinin në komision. Për deputët axhenda personale është më e rëndësishme se integrimi” theksoi Rusmajli.
Ndërkohë komisioni i ligjeve ka vijuar më tej me diskutimet për projektligjin për Avokatinë I cili është prezantuar nga ministri I drejtësisë Eduard Halimi.