E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, Komisioni i Jashtëm në PE miraton rezolutën për Shqipërinë


Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian miraton rezolutën për Shqipërinë të propozuar nga eurodeputeti grek, Nikolaos Chountis, mbi përgatitjet e Shqipërisë në rrugën e integrimit.
Rezoluta u miratua me 59 vota pro dhe 1 kundër. Socialistët evropianë kishin propozuar shtyrjen, por propizimi nuk u pranua nga partitë e tjera në komision.

"Parlamenti Evropian përshëndet përmirësimet e bëra në kuadrin ligjor dhe administrativ të procesit zgjedhor dhe vë në dukje se, sipas vlerësimit të OSBE / ODIHR, zgjedhjet parlamentare të qershor 2009 përmbushur shumicën e standardeve ndërkombëtare", thuhet midis të tjerash në rezolutë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›