E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, vetëplagoset gjatë shërbimit roja

Roja i disa objekteve private në qytetin e Fierit është plagosur sot me armën e shërbimit siç dyshohet në mënyrë aksidentale.
Policia lokale tha se shtetasi Thoma Bani, 55 vjeç, ka qëlluar veten me armën e shërbimit si pasojë e një gabimi në manovrimin e armës.
Menjëherë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes duke transportuar drejt spitalit personin e plagosur.
Nga hetimet e para ka rezultuar se ngjarja ka qenë aksidentale megjithatë policia tha se hetimet po vazhdojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›