Integrimi, Mediu: Opozita të kontribuojë
Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, i kërkon opozitës që të reflektojë duke vendosur në plan të parë interesin kombëtar dhe jo atë individual. Për kryetarin e Partisë Republikane, dorëzimi i pyetësorit të integrimit në Bruksel është një moment përgjegjësie për të gjithë. Duke folur në asamblenë rajonale të degës së Partisë Republikane në Durrës, z. Mediu u ndal edhe tek zgjedhjet e ardhshme lokale. Ne fillojmë të marrim në analizë qendër për qendër votimi, emër për emër sipas listës të votuesve, sa vota kemi marrë gjithsecili në qendrën tonë të votimit. Si janë numëruar ato vota? Si duhet të vazhdojmë të kombinojmë atë që kemi marrë në zgjedhjet lokale me ato që na dolën në zgjedhjet e përgjithshme? Kush janë këshilltarët tanë të komunave? A janë ata prezentë apo jo në jetën tonë politike të asamblesë rajonale? Këshilltarët e bashkive janë apo nuk janë, - tha Mediu. Sipas Mediut, Partia Republikane synon që në zgjedhjet e 2011 të dalë forca e dytë politike e së djathtës.