E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, PE debaton per Shqiperine

Parlamenti Europian debatoi gjate pasdites strategjine e zgjerimit me vendet e Ballkanit, Turqine dhe Islanden. Dokumenti, i perpiluar ne tetor nga Komisioni, permbledh raportet e progresit per vendet e Ballkanit, si dhe amendamentet shtese te eurodeputeteve.

Rezoluta e Parlamentit, qe votohet ne seancen plenare te se enjtes, i kerkon autoriteteve shqiptare te permbushin kriteret e udherrefyesit me qellim qe qytetaret te udhetojne pa viza gjate muajit korrik 2010.

Ne te kerkohet qe opozita te mos bojkotoje Parlamentin dhe i behet thirrje socialisteve dhe maxhorances qeverisese qe te gjejne gjuhen e perbashket dhe qe debatin per zgjedhjet e 28 qershorit ta zhvillojne brenda mureve te Kuvendit.

Ne me shume se 2 ore diskutime mes Komisionit, Keshillit dhe eurodeputeteve, Shqiperia u permend vetem dy here, gjate fjalimeve te komisionerit per Zgjerimin Olli Rehn dhe ministrit te Jashtem suedez Karl Bildt, ne emer te Bashkimit Europian.

Ne te dyja rastet u komunikua shkurt aplikimi i Shqiperise per statusin kandidat. Raportuesi per Shqiperine ne Parlamentin Europian, Nicolaos Chuntis mori fjalen vetem nje here ne fillim te debatit por pa e permendur Shqiperine, eurodeputeti grek foli per Maqedonine dhe Qipron.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›