Ish të përndjekurit, qeveria miraton listën e përfituesve
TIRANË- Qeveria ka miratuar listën e personave që përfitojnë nga fondi për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe është cilësuar si shumë i rëndësishëm nga kryeministri Berisha. "Ky është një vendim shumë i rëndësishëm që bëhet në zbatim të ligjit dhe procesi do të fillojë. Këto dy shtresa, të përndjekurit politikë dhe ish pronarët, do të kenë vëmendjen maksimale të qeverisë për t'i qëndruar dëmshpërblimit, kompensimit të tyre," tha ai.
Pas miratimit të emrave, Ministria e Financave i transferon secilit prej tyre apo pasardhësve nëse personi nuk jeton më, shumën e përcaktuar në një llogari të veçantë në Bankën e Shqipërisë. Masa e shpërblimit për secilin përfitues do të bëhet me këste sipas dispozitave ligjore të përcaktuara më parë.
Listën e plotë me 510 përfituesit mund ta lexoni nesër në gazetën "Shekulli".