E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Kjo politike nuk i duhet Shqiperise


Presidenti i Republikes u bën apel partive te mëdha politike dhe lidershipit të tyre, që me përgjegjësi përpara qytetarëve dhe vendit, të gjejnë forcë dhe aftësi për të dalë mbi interesat personale e politike të momentit dhe të bashkojnë energjitë përfaqësuese në dobi të reformave reale të integrimit.

Në një mesazh të kreut të vendit në lidhje me progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, Presidenti thekson se dyert e BE-së janë të hapura, por është në dorën e politikës shqiptare, që të bëjë një reflektim të thellë moral e përfaqësues për të fituar sa më parë kohën e humbur, ose për të mos u bërë pengesë për integrimin.

“Apeli im publik është se forcat kryesore politike, në vend të alibive dhe argumenteve Apeli im publik është se forcat kryesore politike duhet të përqendrohen në një klimë të re dialogu e bashkëpunimi serioz

Bamir Topi
President i Republikes partiake kundër palëve respektive, duhet të përqendrohen në një klimë të re dialogu e bashkëpunimi serioz, për të mbajtur realisht premtimin e dhënë të mërkurën për shndërrimin e Raportit të BE-së në axhendë të aktivitetit të tyre politik”, thuhet në mesazhin e Topit.

Presidenti thekson se kërkohet një Parlament funksional dhe produktiv; një bashkëpunim intensiv në çështjet që përbëjnë interes të gjerë publik; një qeverisje më transparente dhe në shërbim të qytetarëve, veprime konkrete kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, stabilitet ekonomik e klimë reale besimi për garantimin e konkurrencës së lirë ekonomike dhe sigurimin e sa më shumë investimeve të huaja në Shqipëri.

“Me vullnetin politik të palëve dhe mirëfunksionimin parlamentar janë të lidhura edhe nevojat e mëdha për reforma ligjore në sistemin e drejtësisë, sistemin gjyqësor, sektorin e administratës publike, luftën ndaj korrupsionit dhe garantimin real të parimit kushtetues të ndarjes e balancës së pushteteve. Njëherësh apeloj drejtuesit e institucioneve kushtetuese dhe të pushtetit legjislativ e ekzekutiv që me kurajo e qetësi të reflektojnë nga konstatimet nominale e institucionale të raportit, për të krijuar të gjithë klimën e besimin e duhur në evitimin e problematikave të tilla në javët dhe muajt e ardhshëm”, thekson më tej presidenti në mesazhin e tij.

Kreu i vendit ndër të tjera vë në dukje deklaratat e një dite më parë të palëve që pranonin raportin dhe janë të gatshëm të reflektojnë mbi problematikën e tij.

"Dëgjova se palët politike nuk pranuan asnjë përgjegjësi konkrete, por zakonisht fajësuan palën kundërshtare për shansin e humbur të integrimit. Si President dhe qytetar e refuzoj këtë praktikë dhe këtë qëndrim. Kjo është ajo çfarë nuk i duhet Shqipërisë, demokracisë dhe integrimit. Kjo është ajo, për të cilën qytetarët shqiptarë ndihen padrejtësisht të penalizuar. Shqipëria ka nevojë për një vizion të ri politik, për qëndrime e politika të përgjegjshme, jashtë retorikave personale e propagandistike që nuk zgjidhin, por zgjasin pa fund tranzicionin dhe shanset tona integruese", thekson presidenti.

Refuzimi i BE-se
Fyle: Raporti, një zile alarmi
Top Show, regres-raporti
PS: Raporti i KE, instrument i rëndësishëm

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Ligj për kontrollin e rrezatimeve
Deputetët e mazhorancës, të cilët miratuan ligjin për “Menaxhimin e integruar te mbetjeve”, në hyrje të parlamentit janë përballur me vërshëllimat e anëtarëve të FRESSH-it.
KE ngel Shqipërinë, Berisha: Ja arritjet tona
Kryeministri Sali Berisha, pikërisht një ditë pasi Komisioni Evropian dha rezultat negativ për Shqipërinë në procesin e integrimit, zgjodhi të fliste për arritjet, qe sipas tij ka bere qeveria, duke përmendur rritjen e pagave e pensioneve, rritjen e nivelit në arsim, rritjen e investimeve... Spahiu takon anëtarë te Kongresit dhe Senatit
Kryetari i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu takon anëtarë të Kongresit dhe Senatit, me të cilët ka diskutuar për cështjet shqiptare.
"Statusi", Sequi: Ngërci ju pengoi
"Komisioni Evriopian nuk celi negociatat me Shqipërinë për shkak të ngërcit të vazhdueshëm politik". Kështu deklaroi në Tiranë ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi, i cili prezantoi progres raportin e Komisionit Evropian para mediave vendase.
Zbardhet takimi Topi-Sequi
Është zbardhur para pak castesh takimi mes presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe ambasadorit të BE, Ettore Sequi, i cili i dorëzoi kreut të shtetit progres-raportin e KE për Shqipërinë.

Lajmet kryesore

Fyle: Raporti, një zile alarmi
Komisioneri për Top Channel: Nuk u plotësua asnjë kriter
Ligj për kontrollin e rrezatimeve
Shkodër, shpërthim eksplozivi, vdes kambisti
Berat, vritet me kallashnikov 33-vjecari

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›