E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stuhite 18 te vdekur ne Ameriken Qendrore


Një stuhi tropikale që ka përfshirë Amerikën Qendrore ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje toke, që kanë lënë pas 18 të vdekur.

Në Guatemala të paktën 13 persona raportohen të vdekur, plus katër të tjerë në Nikaragua dhe një në El Salvador.

Autoritetet në Guatemala kanë ngritur nivelin e alarmit në “të kuq”, pas verifikimit të një duzine rrëshqitjesh toke dhe dëmtimit të tetë urave.

Presidenti guatemalas, Alvaro Colom deklaroi se rritja e nivelit të ujit në të paktën 12 lumenj po kërcënon komunitetet.

“Dua t’u dërgoj një mesazh qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm kur të udhëtojnë në rrugë, pasi ka të ngjarë që ato të shemben ose të mbulohen nga uji, pasi lumenjtë janë të tejmbushur”, deklaroi presidenti.

Zoti Colom tha gjithashtu se katër persona nga 13 viktimat kanë vdekur pasi i ka zënë korrenti gjatë përmbytjeve, ndërsa të tjerët janë rrëmbyer nga ujërat dhe zënë nga rrëshqitjet e tokës.

Meteorologët në Guatemalë kanë paralajmëruar se shirat e dendura do të jenë të pranishme edhe në 48 orët e ardhshme. Zonat malore të vendit janë në vecanti më të prekurat nga rrëshqitjet e tokës.

Ndërsa në El Salvador, autoritetet njoftuan se një vajzë 19-vjecare humbi jetën pasi u bllokua nga muri i një ndërtese që u shemb si pasojë e lagështirës.

Burimet thonë se mbi 2 mijë persona janë evakuar nga zonat e përmbytura dhe janë vendosur në kampe me cadra.

Ndërkohë, në Nikaragua, presidenti Daniel Ortega njoftoi vdekjen e katër personave, mes të cilëve edhe dy fëmijë.

Ndërkohë që shirat kanë përfshirë Amerikën Qendrore, uragani “Jova” goditi bregun paqësor të Meksikës, duke lënë pas të paktën katër të vdekur.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

KE ngel Shqipërinë, Berisha: Ja arritjet tona
Ruci: Humbi kredibiliteti i vendit
Integrimi, apeli i Topit: Dialog e bashkëpunim
Shqipëria ngel sërish në klasë
Shkodër, shpërthim eksplozivi, vdes kambisti
Berat, vritet me kallashnikov 33-vjecari

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›