Legalizimet e kanabisit, Noka: Qeveria në dialog me bandat dhe jo me qytetarët!

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka tha këtë të enjte se Opozita nuk do të lejojë zbatimin e projektit për legalizimin e kanabizit e cila sipas tij kjo nismë synon fuqizimin e krimit dhe të bandave në vend.
“Kjo që po bën sot është legalizim i krimit të organizuar, pazareve të drogës dhe bandave. Shqipëria nuk është në kushtet që mund të legalizojë kanabisin. Pas këtij vendimi, do të shihni se bandat do të lulëzojnë më tepër, tregtia e drogës do jetë në përmasa të frikshme dhe biznesmenët që do marrin licencën do jenë ushtarë në duart e krimit. Në 8 vjet shqiptarët e panë. Kanabis ishte e vetmja kulturë bujqësore në vend, e legalizuar pa ligj. Që të legalizosh kanabisin, duhet të kesh një shtet ligjor të konsoliduar.Kjo është pjesë e skenarit të shpopullimit të vendit”- u shpreh Noka.