E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi në BE, Panariti vizitë zyrtare në Qipro

TIRANE- Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti zhvillon sot një vizitë zyrtare në Republikën e Qipros, i ftuar nga homologia qipriote, Erato Kozako – Marcoullis, vendi i së cilës mban edhe postin e Presidencës së radhës të BE-së.

Lajmin e ben me dije zyra per shtyp e ministrise, sipas te ciles Panariti do të takohet dhe zhvillojë bisedime me Erato Kozako-Marcoullis, Kryetarin e Parlamentit, Yiannakis Omirou, dhe do të pritet në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës së Qipros, Demetris Christofias.

“Në qendër të bisedimeve që Ministri Panariti do të zhvillojë në Nikozia do të jenë çështjet që kanë të bëjnë me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ecuria e përmbushjes së 12 Prioriteteve të Komisionit Evropian për marrjen e statusit të vendit kandidat, si dhe zhvillimet e ardhshme në këtë drejtim”- thuhet ne njoftim.

Intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimet në rajonin tonë do të jenë të tjera çështje të rëndësishme që do të diskutohen në takimet që Ministri Panariti do të zhvillojë me palën qipriote.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›