Integrimi ne BE hapa mbrapa

Karsten Ankjaer Jensen, ambasadori danez ne Tirane I ftuar në emisionin e mëngjesit "Wake Up" në Top Channel ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës Karsten Ankjaer Jensen ka shpalosur pikëpamjet e tij, për procesin e integrimit duke deklaruar se dera e BE-së për Shqipërinë është e mbyllur nga mosrealizimi reformave integruese
Fillimisht ai i është përgjigjur pyetjes së moderatorit Eno Popi, se cili është perceptimi komunitetit ndërkombëtar në Shqipëri për hapat e ndërmarrë në drejtim të integrimit.
"Mendimi im pasi kam ndjekur Shqipërinë për tre vjet tashmë, mund të them se Shqipëria nuk është duke e konsideruar integrimin seriozisht. Mund të them se shikoj një hap përpara dy hapa mbrapa. Ndonjëherë edhe hapa anash, që shpesh merren si një hap prapa. Kërkoj ndjesë që jam kaq i hapur Shqipëria nuk është duke e konsideruar integrimin seriozisht. Mund të them se shikoj një hap përpara dy hapa mbrapa. Ndonjëherë edhe hapa anash, që shpesh merren si një hap prapa
Karsten Ankjaer Jensen
Ambasadori danez ne Tirane dhe i drejtëpërdrejtë pasi mendoj se shqiptarët duhet ta dinë dhe ta kuptojnë gjëndjen e punëve. Kjo është trishtuese të thuhet pasi duke parë edhe rajonin përshembull Kosova duket se është më e përqëndruar drejt ecjes përpara në integrimin europian. Fatkeqësisht kjo nuk po ndodh në Shqipëri", u shpreh Jensen.
I pyetur se cfarë nduhet të ndryshojë në politikëbërjen që do të cojnë në realizimin e reformave integruese ambasadori Jensen dha këtë përgjigje: "Do të preferoja mos t'i hyja diskutimit se kush duhet fajësuar .Mesazhi kryesor duhet të jetë se cfarë nevojitet të ndryshojë është politika dhe gjithcka që e rrethon apo mënyra sesi poltika ndërtohet në Shqipëri. Kjo mënyrë nuk është në përputhje me atë që BE-ja i kërkon Shqipërisë në lidhje me integrimin. Nga ana tjetër mendoj se populli shqiptar punon shumë për të përmirësuar jetën e tyre dhe të familjeve. Këta janë ata që po punojnë për ecjen përpara të Shqipërisë drejt BE-së. Kjo nuk mjafton. Politikanët duhet të bëjnë punën e tyre. Por fatkeqësisht kjo gjë nuk është duke ndodhur dhe vërej se nuk ka ndodhur gjatë afro tre vjetëve që unë jam në Shqipëri.Dhe për sa kohë kjo nuk do të ndodhë, pasojat do të jenë evidente me mbyllje të derës për në BE. Por populli shqiptar nuk e meriton këtë pasi ata janë europianë në zemrat e tyre".
Në vijim të bisedës në "Wake Up" ambasadori danez është munduar të shpjegojë përse mungon reagimi politikanëve shqiptarë, përballë problemeve të evidentuara nga diplomatët e huaj në Tiranë dhe vetë BE.
"E gjitha është shumë trishtuese. E vetmja gjë që ne ndërkombëtarët mund të bëjmë dhe ne e bëjmë në mënyra të ndryshme publike ose jo publike apo sesi ne flasim. Ne thjesht mund t'i tregojmë populit ato që tregohen për t'u bërë anëtarë të BE-së. Por ne nuk mund t'i detyrojmë politikanët e Shqipërisë. Nëse ato që kërkohen të bëhen nuk realizohen, ateherë dera do të qëndrojë e mbyllur . Kaq e thjeshtë është. Cfarë kërkohet të realizohet nuk është e vështirë sic është sjellja e politikanëve, zbatimi ligjit apo lufta kundra korrupsionit.Për aq kohë sa këto gjëra nuk ndryshojnë atëherë mirëseardhja pranë derës së BE-së do të duhet të presë", tha Jensen.
Ambasadori i Danimarkës është shprehur pesimist për marrjen e një përgjigje pozitive më 12 tetor kur të paraqitet progres-raporti, pasi sipas tij nuk ka progres në reforma dhe më kryesorja, Shqipërisë i mungon fryma e demokracisë përfshi mënyrën si drejtohet politika. “Vërej, - tha ambasadori, - se në politikën shqiptare ekziston një gen shkatërrues që duket se lulëzon dhe se Shqipëria duhet ta kurojë vetën ndaj saj".
Integrimi
LSI : PS të votojë ligjet në Kuvend
Presidenti Topi në Austri
Kukan: Shqipëria nuk ka përparim
Sondazh
A duken te gatshme palet politike per konsensus per integrimin e vendit?
Po
Jo
Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_361'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(361); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Trimëria jonë e gënjeshtërt
Monika Shoshori Stafa - Kureshtja e shqiptarëve mbaroi bashkë me mbarimin e dosjeve të hapura prej australianit të çuditshëm, shpeshherë të mbuluar me teori konspiracioni, Julian Paul Assange, gazetar, publicist, programues programesh. Një ditë, njerëzit u zgjuan të trishtuar se shtypi i ditës nuk kishte më ushqim të freskët për ta: dosjet u mbaruan, thashetheme nuk ka më.
Varfëria e të pasurve të Shqipërisë
Adri Nurellari - Një ndër arsyet pse gjërat nuk shkojnë mirë në Shqipëri është papërgjegjshmëria ndaj komunitetit dhe kombit që kanë përfaqësuesit e elitës së vendit, pra atyre që kontrollojnë ekonominë dhe politikën dhe që kanë në dorë levat që mund të sjellin përmirësimin. KQZ : Fletët e 8 Majit do të digjen
Të hënën në orën 11 paradite Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të diskutojë për djegien e fletëve të votimit të zgjedhjeve të fundit.
“Meta-Prifti”, ja detyrat e ekspertëve
Në ambientet që nuk do jenë zyrtare, por një vend i përbashkët privat, tre ekspertët shqiptarë, Artur Rrahmani, Ardian Pollo dhe Ermal Beqiri do të punojnë deri në 24 tetor për të dhënë përgjigjjet e tyre mbi 18 detyrat që Kolegji Penal u dha këtë të premte për video-skandalin Meta –Prifti. PDIU: Të amendohet ligji
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet do të kërkojë amendimin e ligjit për gjendjen civile si rrjedhojë e vendimit të marrë nga Gjykata Kushteuese pak ditë më parë, e cila e ka rrëzuar atë në lidhje me nocionin e kombësisë dhe me proçedurat e ndryshimit të saj.
Lajmet kryesore
Greva e urisë, rëndohet gjendja e minatorëve
"Të largohet drejtori i minierës"
Vret të fejuarën dhe më pas veten
Thaci: Përgjegjësit e dhunës, para drejtësisë
“Meta-Prifti”, ja detyrat e ekspertëve