E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e urise rendohet gjendja e minatoreve


Greva e urisë së minatorëve ka hyrë në ditën e 8-të dhe gjendja e tyre sa vjen dhe rëndohet. Ata vijojnë protestën e tyre në një lokal pranë ambienteve të ACR-së, ndërkohë që paralajmërojne se të martën do të mbajnë një tubim.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Taf Koleci përsëriti kërkesën e minatorëve për largimin nga puna të drejtorit të minierës së Bulqizës Medat Zogu, i cili, sipas Kolecit, ka kryer shkelje.

Zogu: Kërkesa për largim, fyese

Drejtori i minierës së Bulqizës, Medat Zogu ka se pas veprimeve të sindikatës ka interesa personale.Ai e ka konsideruar kërkesën e minatorëve për largimin e tij, si të turpshme dhe fyese.

“Greva është e pamotivuar MinatorëtBulqizë, dita e 7 e grevës së urisëBulqizë, rëndohet gjendja e minatorëve Opozita tek minatorët në Bulqizë pasi minatorët kanë një kontratë kolektive me sindikatën. Megjithatë ACR i mori në konsideratë kërkesat e minatorëve, por fatkeqësisht pala tjetër vazhdoi të luante duke nxjerrë kërkesë pas kërkese”, është shprehur Zogu.

“Pas sindikatës ka interesa personale… Kërkesa për largimin tim është fyese për mua dhe unë jam punonjës i thjeshtë në kompani dhe kam një kontratë për të respektuar. Unë besoj se minatorët nuk i kam shkelur në kallo, sepse kam pasur marrëdhënie shumë të mira me minatorët se kam puanuar me ta për 30 vjet”, theksoi Zogu.

Por kryetari i sindikatës, Kol Nikolla ka theksuar se Zogu ka keqmenaxhuar drejtimin e minierës.

“Për 11 muaj e ka keqmenaxhuar minierën e Bulqizës. Nuk ka menaxhuar marrëdhëniet kontraktuale të punëtorëve me kompaninë ACR”, theksoi Nikolla, duke theksuar se greva do të vazhdojë dhe janë 6 kërkesa dhe jo 12 siç pretendohet nga drejtori i minierës.

Edhe pse disa prej tyre kanë shfaqur probleme të mëdha shëndetësore, minatoret greviste thone se jane te vendosur për ta vazhduar grevën deri në ne realizimin e kerkesave. Jashtë ambienteve të grevës qindra minatorë dhe familjare te tyre janë grumbulluar para godinës së ACR-së, në mbështetje të shokëve të tyre të ngujuar në grevë urie. Por zgjatja e protestave të minatorëve, të cilët kanë ndërprerë punën në minierë prej gati tre muajsh, e ka rënduar gjendjen financiare të familjeve të tyre.

Presidenti i konfederates Kol Nikolla shprehet se kjo eshte nje greve e ligjshme dhe se kjo greve do te vazhdoje deri atehere kur kerkesat e minatoreve te zgjidhen.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja 110 mijë makina për skrap
110 mijë është numri i makinave të cilat mendohet se janë cuar për skrap. Këto makina nuk janë c’rregjistruar dhe mendohet se janë pjesë kryesore e materialeve bazë me të cilat merren bizneset që grumbullojnë makina jashtë funksionit. Shteti, jo i denjë për fëmijët tanë
Zamira Çavo - Nëse sot mundohemi t’u japim përgjigje dukurive, sjelljeve apo pyetjeve që na lindin, më së pari na duhet të kuptojmë të djeshmen, të kuptojmë si u përgatit terreni për atë çka shohim sot. Prandaj edhe nëse duam të themi se si do të jetë e ardhmja, nuk ka nevojë të filozofojmë, as të bëjmë fallxhorin apo Nostradamusin. Mjafton të shikojmë se çfarë po ndodh sot, që të kuptojmë se çfarë rrezikojmë nesër. Kjo nuk është ndonjë maksimë morale, as dhe ndonjë ide brilante e imja. Kjo është thjesht dhe vetëm tërheqje vëmendje për ata që përpiqen të tregojnë se ç’do të ndodhë në të ardhmen, kur nuk janë munduar asnjëherë të kuptojnë se çfarë trualli po përgatisim për këtë të ardhme. AK: Grisni faqen për etninë dhe fenë
Aleanca Kuq e Zi i bëri sërish thirrje qeverisë që të tërhiqet nga regjistrimi etnik dhe fetar i popullsisë. Helmimi nga mishi
Shtohet numri i personave të helmuar në dasmën e Divjakës. Veç 30 të sëmurëve që shfaqën simptoma në Berat, 13 të tjerë janë nga fshati Bicukas dhe 6 prej tyre gjenden të shtruar ne spitalin e Lushnjes. Zemra, sëmundja e mirëqënies
Mjekë të njohur shqiptarë u kërkojnë qytetarëve të përmirësojnë mënyrën e jetesës dhe të ushqyerit, të cilat ndonëse ecin paralel me modernizimin e shoqërisë, shkojnë në kah të kundërt përsa i përket shëndetit.

Lajmet kryesore

Thaci: Përgjegjësit e dhunës, para drejtësisë
"Nuk ka kthim prapa"
KQZ : Fletët e 8 Majit do të digjen
LSI : PS të votojë ligjet në Kuvend
110 mijë makina për skrap

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›