E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intelektualet OK ckisherimit

Intelektualët e njohur të Shkodrës shprehen pozitivisht rreth dekretit të Kishës Katolike për shkishërimin e gjithë personave që kryejnë vrasje apo marrin gjak. Qytetarët thone se çdo gjë duhet të vijë nga shteti, por veprimi i kishës katolike është i justifikuar, madje presin që të japë rezultatin e tij.
Arqipeshkvia e Shkodres, ipeshkvia e Sapes dhe e Lezhës kanë shpallur ditën e martë dekretin, i cili shkishëron gjithë personat që kryejn vrasje apo marrin gjak. Veprim ky i cili erdhi pas disa vrasjeve të kryera kohët e fundit që në thelb kanë pasur gjakmarrjen. Në dekret thuhet "Se kushdo që bën një vrasje ose bashkëpunon që ajo të bëhet ose ndihmon në mënyrë të qëllimshme që ajo të ndodhë, në bazë të nenit 1331 te Kodit të së Drejtës Kanonike ndëshkohet me shkishërim (dmth. ekskomunikim)".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›