E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarimi i te ardhurave afati perfundimtar eshte 30 shtatori

Llogariten rreth 650 deklarime të ardhurash personale, të bëra tashmë pranë Administratrës Tatimore. Bëhet fjalë kryesisht për deklarime të atyre personave me influencë në botën e biznesit dhe atë intelektuale, të huaj dhe vendas, të cilët kanë të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë të reja.

Sipas Drejtorit të Shërbimit të Tatimpaguesve, Erjon Prifti prirja për të përmbushur vjen duke u rritur dhe e konsideron si pozitiv që pjesa më e madhe e deklaratave është bërë elektronikisht.

Ndërsa fton subjektet që të kryejnë këtë detyrim, zoti Prifti bën të ditur se ligji për deklarimin e të ardhurave përfshin edhe penalitete në rast se subjektet I shmangen këtij detyrimi.

Mëgjithatë, në rast vonesash apo gabimesh qytetarët kanë të drejtë bëjnë korrigjimin e deklaratës.

Kriteret për kryerjen e deklarimit të të ardhurave personale janë që një person të ketë të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit dhe të jetë person rezident në Shqipëri. Këtu përfshihen edhe të huajt, kryesisht drejtues të lartë kompanish, që operojnë në Shqipëri, siç janë ato të telefonisë celulare apo bankat.
Deklarimi i të ardhurave personale është një detyrim ligjor e civil, i cili aplikohet prej disa vitesh në vendet e tjera europiane.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›