Inter, 30 milionë euro për të marrë Robben nga Bayern
Presidenti i Interit, Massimo Moratti dëshiron që sezonin e ri në skuadrën e tij të sjellë holandezin Arjen Robben që aktualisht luan te Bayerni i Munichut, raportojnë mediat në Itali.
Numri një i “zikaltërve”, presidenti Moratti për shërbimet e holandezit është i gatshëm që të paguajë plotë 30 milionë euro, me qëllim që të bindë holandezin të veshë fanellën “zikaltër”.
Në rast se pranon një ofertë të tillë Robben do të luante bashkë me bashkëkombasin e tij, Wesley Sneijder i cili po zhvillon një sezon të me ulje ngritje te Interi. Përveç Robbenit, Interi është edhe në ndjekje të argjentinasit Carlos Tevez nga radhët e Manchester City.