E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm i ri në Afganistan, 3 të vdekur dhe 10 të plagosur

Zyrtarët e Afganistanit thonë se një sulmues vetvrasës ka vrarë tre civilë dhe ka plagosur mbi 10 persona në një sulm që është bërë në lindje të vendit.

Incidenti është nën hetime. Numri i sulmeve vetvrasëse është rritur në Afganistan gjatë javëve të fundit derisa forcat e sigurisë së Afganistanit po bëhen gati për marrjen e përgjegjësive të plota nga forcat ndërkombëtare.

Tranzicioni pritet të fillojë në muajin korrik.

Në anën tjetër, talebanët tashmë kanë njoftuar se ofenziva e tyre pranverore fillon sot duke paralajmëruar civilët që të qëndrojnë larg turmave të mëdha të njerëzëve dhe zonave ushtarake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›