E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milito dëmtohet, probleme për Interin

Interi tani ka mbetur edhe pa sulmuesin kryesor Diego Milito për ndeshjen e mesjavës ndaj Livornos, për shkak të një dëmtimi.
Sipas "Sky Sports Italia", Militos papritmas iu paraqitën probleme gjatë stërvitjes, ku menjëherë intervenoi stafi mjekësor. Ai nuk është rikthyer më duke zgjuar spekulime për mosparaqitje në takimin ndaj Livornos.
Ky nuk është lajm aspak i mirë për Jose Mourinjon, që nuk do të mund të llogarisë as në shërbimet e Dejan Stankoviçit dhe Wesley Sneijderit.
Ndërkohë, gjasat që Balotelli të rikthehet në fushë janë të vogla, pas skenave të fundit nëpër televizionet Italiane me fanellën e Milanit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›