E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter Kaka po Maikon... ndoshta

E perditshmja sportive italiane Corriere delo Sport shkruan sot se Hoze Mourinjo i ka dhene driten jeshile opeacionit per transferimin e Kakase ne Milano. Nderkaq eshte sqaruar edhe rasti i mesfushorit Muntari i cili ngriti zerin kunder vendimit te Rafa Benitezit per ta lene ne tribune per ndeshjen me Juventusin. Ganezi ka kerkuar falje megjithate ka shume gjasa qe te largohet qe ne merkaton e janarit.

Por nese situata per Kakane dhe Muntarin paraqitet pozitive nuk mund te thuhet e njejta gje me Maikonin. Deklarata e fundit e agjentit te brazilianit Antonio Kaliendo ka turbulluar ujerat ne mjedisin zikalter. Klienti im eshte nervoz. Dikush nga klubi po luan piset dhe ne do te zbulojme si qendron puna. Klubi deshiron ta shese ne fund te sezonit Te shohim faktet... Po pres nje takim me drejtuesit per te sqaruar ca gjera qe ndodhen gjate veres kur qendrimi yne ka qene gjithnje korrekt dhe pa qellim per te shkuar drejt prishjes pohoi Kaliendo.

2010-10-06 1448

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›