E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Ndihme institucioneve te Kosoves per reformat

Keshtu ka deklaruar sot presidenti Bamir Topi gjate nje takimi me kryetaren e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te Kosoves Valdete Daka e cila po zhvillon nje vizite ne Tirane.

Kreu i shtetit vleresoi nivelin e shkelqyer te marredhenieve mes dy vendeve qe mund te konsiderohen model i bashkepunimit konstruktiv dhe moderacionit ne rajon.

Duke vleresuar maturine e klases politike dhe udheheqjes kosovare ne ndertimin e nje shteti demokratik e multietnik dhe ne kapercimin e sfidave te ndryshme Presidenti Topi theksoi rendesine e rritjes se numrit te njohjeve nderkombetare nga sa me shume shtete anembane botes.

Ne kete kontekst Kryetari i Shtetit shprehu angazhimin maksimal te shtetit shqiptar per te mbeshtetur dhe apeluar per njohjen nga sa me shume vende te pavaresise se Kosoves si nje garanci per bashkepunimin rajonal e me gjere fqinjesine e mire dhe integrimin evropian te saj.

Kryetarja e KQZ-se se Kosoves Valdete Daka pasi beri nje prezantim te shkurter te punes se institucionit qe ajo drejton u shpreh se me rastin e zgjedhjeve te pergjithshme te parakohshme KQZ ne cdo kohe do te garantoje organizimin e duhur teknik e ligjor te ketyre zgjedhjeve ne menyre qe ato te jene sa me transparente.

2010-10-06 1457

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›