E Hënë, 2 Nëntor 2026

Inter Miami jashtë Kupës së Botës për Klube, por Beckham është i kënaqur: Krenar për të gjithë

Pasi kaloi fazën e grupeve, Inter Miami humbi ndaj Paris Saint-Germain këtë të diel në raundin e 16-shes të Kupës së Botës për Klube dhe u eliminua. Një eliminim i parakohshëm, sigurisht, por që nuk e pengoi pronarin e ekipit, David Beckham të ishte i kënaqur me performancën e përgjithshme të ekipit të tij të ri.

“Aventurës  në Kupën e Botës për Klube i erdhi fundi. Jam shumë krenar për lojtarët, stafin e trajnerëve dhe tifozët për gjithçka që kemi arritur së bashku në javët e fundit. I kemi treguar botës se çfarë është i aftë të bëjë qyteti i Miamit, duke konkurruar në nivelin më të lartë kundër më të mirëve”, tha ish-mesfushori i Milan dhe Manchester United.

Pas kësaj ndeshjeje të lidhur me Kupën e Botës për Klube, Inter Miami do të kthehet të luajë në MLS këtë të diel kundër CF Montreal, të cilët zënë vendin e gjashtë në Konferencën Lindore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›