E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rinisin bisedimet me Teheranin? SHBA: Witkoff vijon komunikimet me zyrtarët iranianë

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt bëri të ditur sot se i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff vijon komunikimet e tij të drejtpërdrejta dhe të tërthorta me zyrtarët iranianë.  

E pyetur për statusin e bisedimeve për pengjet në Gaza, pasi Trump deklaroi se një marrëveshje do të arrihej këtë javë, Leavitt nuk dha asnjë hollësi, duke pohuar se përfundimi i luftës dhe lirimi i pengjeve mbetet një përparësi kryesore për administratën.

Ajo gjithashtu konfirmoi se ministri izraelit i Çështjeve Strategjike, Ron Dermer, është në Uashington për takime me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë këtë javë.

Ndërkaq, zyrtarët izraelitë kanë bërë të ditur se kryeministri Benjamin Netanjahu pritet të vizitojë Shtëpinë e Bardhë në javët  e ardhshme.

Sipas zyrtarëve të lartë, të cilët iu referohet edhe media izraelite, theksohet se po zhvillohen diskutime të avancuara me Shtëpinë e Bardhë mbi një vizitë të kryeministrit Benjamin Netanyahu.

“Ende nuk është finalizuar”, ka theksuar diplomati, i cituar nga mediat izraelite.

Udhëtimi mund të realizohet që javën e ardhshme, referuar zyrtarëve të cilët shtojnë se data ka të ngjarë të finalizohet deri të mërkurën.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›