Inter/ Morati: Paulinjo vjen këtë verë
e Mërkurë, 30 Janar, 2013 | 10:38 am
Interi po bën çdo përpjekje që të mund të blejë Paulinjon, yllin e Korinthiansit, por kjo ka për të qenë e vështirë. “Është më e lehtë që kjo marrëveshje të bëhet në qershor, sesa tani. Nuk është çështje parash, por impenjimesh të vetë futbollistit”, sqaroi presidenti zikaltër Masimo Morati. Edhe nga Brazili vjen lajmi nga vetë drejtori teknik i Korinthiansit, që saktëson se mesfushori do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit. “Nuk ka mundësi që ai të ikë tani, kështu që jemi të qetë”, deklaroi Duilio Alvesh.