E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i ILDKP LSI bashkon votat me PS PD zgjedh me 70 vota Xhuken

e Martë, 22 Janar, 2013 | 09:03 am

LSI e PS kundër. Islami e Dule shpëtojnë maxhorancën.

LSI: Pse votuam kundër kandidates së PD në ILDKP, nënkryetari i Kuvendit dhe këshilltari i Grupit të LSI zbardhin arsyet.

Naço: Topalli shkeli Rregulloren, Xhuka kandidaturë politike.

Topalli: Shqipëria, vetëm tri sekonda larg Bashkimit Europain.

Dje gjate votimit ne Parlament

Parlamenti miratoi dje me 70 vota pro dhe 67 kundër emërimin e Zana Xhukës si kryetaren e re e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive. Dekreti i Presidentit Bujar Nishani për emërimin e zëvendësministres së Mbrojtjes Xhuka në krye të ILDKP-së ka përçarë dje votat e koalicionit të maxhorancës. Lëvizja Socialiste për Integrim bashkoi dje votat me Partinë Socialiste, duke vënë në rrezik numrat e shumicës parlamentare dhe emërimin e kandidaturës së mbështetur nga e djathta. Katër votat e Lëvizjes Socialiste kanë bërë që dekreti i Zana Xhukës të kalojë në “fije të perit”, vetëm me tri vota diferencë. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, nënkryetari i Kuvendit, Nasip Naço, kryetari i Grupit të LSI-së, Lefter Koka dhe ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, votuan dje kundër Partisë Demokratike, duke i dhënë mundësi PS-së që si rrallë më parë të grumbullojë 67 vota. Bashkë me PS-në dhe LSI-në ka votuar për herë të parë për këtë legjislaturë dhe deputeti i pavarur Dritan Prifti, cili vuri në rrezik numrat e PD-së. Shumica në Kuvend u “shpëtua” nga dy votat pro të kryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dhe deputetit të pavarur Kastriot Islami. Partisë Demokratike iu bashkuan dje votat “besnike” të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Dy deputetët e PDIU-së, kryetari Shpëtim Idrizi dhe deputeti Dashamir Tahiri, e çuan në 70 numrin e votave të shumicës në Kuvend.

(Për me shume artikullin e plotë e lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›