E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter Moratti Do te luftojme per kampionat

Massimo Moratti lëshon sfidën për kampionatin e ardhshëm dhe në një festë të organizuar nga ultrasit interistë është shprehur se “Interi do të luftojë për titullin kampion”.

Duke folur për sezonin e kaluar, në të cilin Interi zuri vendin e nëntë në klasifikimin në Serinë A, presidenti i zikaltërve falenderoi tifozët për durimin që treguan në një sezon të dështuar. “Jam i kënaqur nga sjellja e tifozëve tanë. Treguan durim dhe treguan se e duan skuadrën. Edhe unë e kam pasur të vështirë”, theksoi Moratti, i cili foli edhe për merkaton. “Duhet bërë një merkato e “përshtatshme”, por Mazzarri nuk ka kërkuar asgjë deri tani. A do të jetë e nevojshme shitja e yjeve të ekipit? Të shohim, të shohim. Oferta të majme nuk ka pasur deri tani.” / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›