E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, Santon: E ardhmja varet nga unë

“Shpresoj që të marr pjesë në Kampionatin Botëror të vitit 2010, do të më pëlqente shumë dhe uroj që ta arrij këtë duke luajtur me Interin. Nuk dua të largohem, ndihem mirë te Interi, edhe pse i takon klubit të vendosë në janar. Por di që shumë gjëra varen nga unë”, tha Santon.

Kështu, mbrojtësi 18-vjeçar i Interit dhe i kombëtares italiane, më i riu në grupin e Marçelo Lipit, është gati të luajë si titullar të mërkurën në deshjen që Italia do të luajë kundër Qipros, e fundit për këtë fushatë kualifikuesesh.

“Kur Kanavaro tha kohë më parë se donte të luante sa më shumë për të qëndruar në Kombëtare – vijoi me tej Santon – besoj se tha gjënë e duhur. Nëse luan pak, është e drejtë të kërkosh një përvojë tjetërkund”.

Por mbrojtësi zikaltër pranoi se Hoze Mourinjo i ka dhënë besim dhe se megjithë ndonjë gabim, ai po përpiqet të bëjë sa më mirë. “E dija se ky do të ishte një vit paksa i vështirë për mua, por jam i sigurtë që tek Interi do të kem hapësirat e duhura për të treguar se sa vlej. Dhe nëse paraqitem mirë, do të shkoj në Botëror”, përfundoi Davide Santon.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›