Turizmi do të promovohet edhe nga ambasadat
Për MPJ Memorandumi u nëshkrua nga Sekretari i Përgjithshëm z. Gazmend Turdiu ndërsa për AKT nga drejtorja znj. Nada Kallciu.
Nënshkrimi i këtij memorandumi ka si qëllim forcimin e promovimit të turizmit shqiptar, nëpërmjet përfaqësive diplomatike të Republikës së Shqipërisë të akredituara në vendet e tjera. Në fjalën e tij pas nënshkrimit të këtij dokumenti, z.Turdiu u shpreh se Memorandumi e obligon Ministrinë e Punëve të Jashtme, drejtoritë përkatëse të saj si dhe përfaqësitë tona diplomatike në një numër shumë të madh vendesh brenda dhe jashtë Evropës që të bëhen aktorë të rëndësishëm në fushën e diplomacisë ekonomike, duke promovuar Shqipërinë dhe potencialet e saj turistike.
Znj.Kallciu në emër të AKT shprehu mirënjohjen ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme për mbështetjen dhe punën serioze që ajo po bën në fushën e promovimit te turizmit, në nivel ndërkombëtar, si dhe shprehu bindjen për sukses në përmbushjen e këtij qëllimi të përbashkët.