Inter, Taremi humbet derbin dhe sfidën kundër Bayernit

Lajm i keq nga infermieria për Interin. Mehdi Taremi, që mungoi në minutën e fundit ndaj Udineses, iu nënshtrua testeve klinike dhe instrumentale mëngjesin e sotëm në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano.
Testet, raporton sot në një shënim zyrtar klubi zikaltër, “kanë nxjerrë në pah një tendosje në aduktorët e kofshës së majtë. Situata e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme”.
Prandaj, sulmuesi iranian me siguri do të humbasë derbin e Kupës së Italisë kundër Milanit në mesjavë, ndeshjen e kampionatit kundër Parmës dhe ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayernit të Mynihut, të planifikuar për 8 prill.
Me Lautaron ende në rrugën e rikuperimit (kundër Milanit do të jetë maksimumi në pankinë) dhe Taremin jashtë, Inzaghit i kanë mbetur Thuram, Arnautovic dhe Correa në repartin e sulmit.