E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, do të përballet sot me Parmën

Interi do të përballet sot me Parmën në Milano por mendja e të gjithëve është tek përballja kundër Barcelonës të mërkurën për Ligën e Kampioneve.
Megjithatë Mourinjo kërkon përqendrim maksimal nga futbollistët e tij pasi nuk mund t'i lejojë më vetes hapa të gabuar si në javën e parë kundër Barit ku barazoi 1-1 në San Siro. Përballja e jashtëzakonshme dhe euforia e derbit është harruar dhe duhet treguar kujdes që të dielën ndaj Parmës, e cila megjithëse vjen nga Seria B, mund t'i hapë probleme zikaltërve ashtu si edhe Bari që vinte po nga kategoria inferiore.
Mourinjo nisur edhe nga ndeshjet me kombëtaret respektove mendon të lërë pushim disa lojtarë që t'i ketë të freskët në përballjen e shumëpritur ndaj Barcelonës në Ligën e Kampioneve, një nga ndeshjet më të bukura të grupeve eliminatore.
Kështu, Kivu, Zaneti, Shnajder e Milito duhet të pushojnë, ndërsa në vend të tyre pritet të luajnë Santon, Viera, Muntari dhe Baloteli.

Inter-Parma (sot, 15.00)

Inter (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Samuel, Santon; Vieira, Stankovic, Thiago Motta; Muntari; Balotelli, Eto'o. (Toldo, Zanetti, Chivu, Sneijder, Mancini, Quaresma, Milito.) Tr. Mourinho.

Parma (4-3-2-1): Mirante; Dellafiore, Panucci, Paci, Lucarelli; Morrone, Mariga, Galloppa; Biabiany, Lanzafame; Paloschi. (Pavarini, Zaccardo, D.Zenoni, Castellini, Dzemaili, Amoruso, Bojinov) Tr. Guidolin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›