E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter e brengos Ancelottin

Menaxheri i Chelseas, Carlo Ancelotti beson se Inter është ekipi më i keq për kundërshtar në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. Gjiganti londinez viziton Giuseppe Meazzan më 24 shkurt për ndeshjen e parë të përballjes së dyfishtë.

“Mourinho la gjurmë këtu, mbi të gjitha në organizimin e klubit. Nuk do të jetë Mourinho kundër Ancelottit, por një sfidë shumë e vështirë. Nuk ka mundur të jetë më keq për ta, por as për ne”, tha Ancelotti për të përditshmen italiane, La Repubblica.

I pyetur nëse Mourinho manipulon në media, Ancelotti shtoi: “Mënyra e tij është tërheqja e vëmendjes nga ekipi dhe ka funksionuar deri më tani. Inter ka rikthyer ndeshje që ishin të humbura, asnjë ekip tjetër nuk e ka bërë këtë”. Ancelotti ka theksuar se ai beson se Chelsea do të mposhtë Interin duke luajtur në 100 për qind të formës së tyre.

“Ata kanë shtuar kualitet në ekip me Militonin dhe Sneijderin. Por ne kemi gjithçka, fuqi fizike dhe kualitet. Mund të fitojmë në mënyra të ndryshme. Premierliga është kampionat i vështirë. Për dallim nga Italia, këtu ekipet më të vogla janë më pak taktike dhe më tepër fizike”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›